Paga mujoreMe marrëveshje
SektoriPatundshmëri
Afati i aplikimit31 dhj 2026
Një mundësi për ty
BOND Investment shpall konkurs pune për Agjent/e të Shitjes së Patundshmërive!
BOND Investment po zgjeron ekipin dhe është në kërkim të një Agjenti/e të Shitjes së Patundshmërive, i/e motivuar, ambicioz/e dhe me aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
Nëse ke pasion për shitjen, ndërtimin e marrëdhënieve me klientët dhe dëshiron të zhvillosh karrierën në sektorin e patundshmërive, kjo është mundësia e duhur për ty!
Çfarë kërkojmë
- Identifikimi dhe kontaktimi i klientëve potencialë.
- Prezantimi dhe promovimi i pronave për shitje dhe qiradhënie.
- Organizimi i takimeve dhe vizitave në prona.
- Negocimi i kushteve të shitjes dhe ndërmjetësimi ndërmjet palëve.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët gjatë gjithë procesit të shitjes.
- Arritja e objektivave mujore të shitjes.
- Kualifikimet dhe kërkesat:
- Përvojë në shitje, preferohet në sektorin e patundshmërive.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
- Orientim drejt rezultateve dhe realizimit të objektivave.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Profesionalizëm, përgjegjësi dhe iniciativë.
- Patentë shoferi, kategoria B (e preferueshme).
Çfarë të pret
- Ambient profesional dhe dinamik pune.
- Bonuse konkurruese në bazë të performancës.
- Mundësi për të ardhura shtesë përmes komisioneve nga shitjet.
- Trajnime dhe mbështetje të vazhdueshme profesionale.
- Mundësi reale për zhvillim dhe avancim në karrierë.

