TË DHËNAT E TUA
Privatësia
Çfarë të dhënash përdorim?
Kur krijon një llogari kompanie, ruajmë emrin, emailin, fjalëkalimin e koduar dhe profilin e kompanisë. Kur aplikon, ruajmë emrin, emailin, telefonin nëse e jep, mesazhin dhe CV-në.
Kush e sheh aplikimin?
Aplikimi dhe CV-ja janë të qasshme për kompaninë ku aplikon dhe administratorët e platformës. CV-të ruhen në hapësirë private dhe nuk publikohen në profilin tënd ose te shpallja.
Cookies dhe ruajtja lokale
Përdorim një cookie të domosdoshme për hyrjen në llogari, me kohëzgjatje deri në 7 ditë. Punët e ruajtura mbahen lokalisht në shfletuesin tënd. Ky version nuk përdor analitikë ose cookies reklamuese.
Kontrolli i të dhënave
Për qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave të tua, shkruaj në hello@roihunting.com. Të dhënat përdoren për funksionimin e shërbimit dhe menaxhimin e aplikimeve.
