Paga mujoreMe marrëveshje
SektoriMarketing & Dizajn
Afati i aplikimit28 nën 2026
Një mundësi për ty
ROI Holding është në kërkim të 5 Content Creators (F/M) për angazhim në realizimin e videove promocionale dhe informative.
Personat e përzgjedhur do të prezantojnë shërbimet e kompanisë para kamerës, duke komunikuar mesazhet dhe tekstet e përgatitura në mënyrë të qartë, natyrale dhe profesionale.
Angazhimi realizohet sipas ditëve të planifikuara të xhirimit dhe pagesa bëhet për çdo ditë xhirimi.
Përgjegjësitë kryesore:
- Prezantimi i shërbimeve përmes videove promocionale dhe informative.
- Prezantimi i teksteve dhe mesazheve të përgatitura para kamerës.
- Komunikimi i ofertës dhe vlerave të kompanisë në mënyrë të qartë dhe tërheqëse.
- Përfaqësimi profesional i imazhit të kompanisë në përmbajtjet video.
- Pjesëmarrja në xhirimet dhe aktivitetet promocionale të planifikuara.
Çfarë kërkojmë
- - Paraqitje profesionale dhe të përshtatshme për prezantim në video.
- - Aftësi shumë të mira komunikimi.
- - Të folur të qartë, të rrjedhshëm dhe me vetëbesim.
- - Shqiptim dhe diksion të mirë.
- - Natyrshmëri dhe siguri para kamerës.
- - Aftësi të mira prezantuese dhe bindëse.
- - Njohje shumë të mirë të gjuhës shqipe.
- - Aftësi për të prezantuar tekste të përgatitura duke ruajtur një stil natyral.
- - Gjuhë trupore dhe prezencë të mirë para kamerës.
- - Profesionalizëm, korrektësi dhe respektim të orareve të xhirimeve.
- - Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
- - Eksperienca në prezantim, moderim, aktrim apo video promocionale konsiderohet përparësi.
- Nëse keni realizuar më parë video ku paraqiteni para kamerës, ju lutemi dërgoni një shembull së bashku me aplikimin.
Çfarë të pret
- - Angazhim fleksibil sipas ditëve të xhirimit.
- - Pagesë për çdo ditë xhirimi.
- - Mundësi për të punuar në projekte dhe video të ndryshme promocionale.
- - Bashkëpunim me ekip profesional të marketingut dhe produksionit.
- - Mundësi për angazhime të vazhdueshme në bazë të performancës dhe nevojave të kompanisë.
- - Ambient profesional dhe bashkëpunues.

