Paga mujoreMe marrëveshje
SektoriTeknologji
Afati i aplikimit31 dhj 2026
Një mundësi për ty
ROI Academy kërkon Trajner/e për programin AI Engineering & Machine Learning.
Po kërkojmë një profesionist me eksperiencë praktike në Artificial Intelligence, Machine Learning dhe zhvillimin e aplikacioneve me AI, i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe mbajtjen e programit profesional të ROI Academy.
Çfarë kërkojmë
- Mbajtja e ligjëratave teorike dhe praktike
- Përgatitja dhe përditësimi i materialeve mësimore
- Mentorimi i studentëve gjatë projekteve praktike
- Ndërtimi i ushtrimeve dhe projekteve reale
- Vlerësimi i progresit të studentëve
- Përditësimi i syllabus-it sipas zhvillimeve të fundit në AI
- Mbështetja e studentëve gjatë ndërtimit të portfolio-s profesionale
- Kualifikimet:
- Portfolio me projekte konkrete AI
- Eksperiencë profesionale në AI, Machine Learning ose Data Science
- Njohuri shumë të mira të Python
- Eksperiencë me machine learning frameworks dhe AI APIs
- Eksperiencë në zhvillimin e projekteve reale me AI
- Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi
- Aftësi për të shpjeguar koncepte komplekse në mënyrë praktike
Çfarë të pret
- Angazhim profesional në një akademi të fokusuar në teknologji, AI dhe aftësitë e së ardhmes
- Orar fleksibil dhe mundësi angazhimi part-time
- Pagesë konkurruese në bazë të eksperiencës dhe angazhimit
- Mundësi për bashkëpunim afatgjatë në programet e ROI Academy
- Mbështetje nga ekipi akademik dhe administrativ
- Infrastrukturë dhe ambiente profesionale për zhvillimin e trajnimeve
- Mundësi për të ndërtuar dhe zhvilluar programe të reja profesionale
- Qasje në komunitetin e studentëve dhe profesionistëve të ROI Academy
- Mundësi për zhvillim personal dhe profesional
- Mundësi për përfshirje në projekte, evente dhe iniciativa të tjera të ROI Academy
- Ekspozim profesional dhe promovim si trajner/e i/e ROI Academy
- Mundësi për të ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të profesionistëve

